Google ka ndaluar 25 aplikacione të tjera nga Play Store, për shkak të shqetësimeve që ata po bëjnë që përdoruesit Android të 'përmbyten' nga reklamat.
Gjiganti i teknologjisë ndaloi më shumë se 50 aplikacione muajin e kaluar për të njëjtin problem, me shqetësimin se aplikacionet po bllokonin telefonat.
Ekzistojnë edhe 25 aplikacione të tjera që Google ka ndaluar nga Play Store, sepse kompania franceze e sigurisë kibernetike Evina gjeti kode që synonin vjedhjen e të dhënave personale të përdoruesve.

Firma e sigurisë kibernetike franceze, Evina, zbuloi se aplikacionet mund të depërtojnë në informacionet personale, ndërkohë që funksionojnë normalisht.
Pasi të instalohet aplikacioni, kodi i fshehur brenda tij aktivizohet automatikisht dhe mund të fillojë vjedhjen e të dhënave personale.
Kjo është lista e aplikacioneve që Google ka ndaluar.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania