Luftëtari i UFC, Gilbert Burns është detyruar të tërhiqet nga gara, pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Braziliani 33-vjeçar ishte gati të përballej me Kamaru Usman për titullin kampion në peshat e lehta, por lajmi i infektimit ka anuluar gjithçka.
Burns udhëtoi nga Florida në Las Vegas, për t'u nisur më pas drejt Abu Dabit por nuk mundi dot të mbërrinte në destinacion pasi në testet që bëri doli pozitiv me covid-19.
Edhe vëllai dhe trajneri i sportisitit rezultuan gjithashtu pozitivë me koronavirus.
Pasi mësoi lajmin se ishte prekur nga virusi vdekjeprurës Burns ndau në “Twitter” një mesazh me ndjekësit.
Ai shkroi: