Teknologjia pushton futbollin, përgatiten arbitra robotë për Botërorin 2022

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04.07.2020, 14:27

Pas aplikimit të sistemit VAR në botën e futbollit, tashmë një teknologji e re po përgatitet nga FIFA. Kjo e funfit synon të përdorë robotët si asistentë arbitra, madje po planifikon që teknologjia e re të aplikohet në kohë për Botërorin 2022 që do zhvillohet në Katar.

Shefi i teknologjisë në Konfederatën Botërore të Futbollit, Johannes Holzmuller, paraqiti planin e tij për një sistem kompjuterik, i cili do të zëvendësojë asistentët në fushë, me një teknologji, e cila gjeneron automatikisht vijat për pozicionin jashtë loje.

Arbitri kryesor do të njoftohet nëpërmjet alarmit në orën e tij, njësoj si në rastin e teknologjisë së portës. Sistemi do të jetë në gjendje të identifikojë edhe cila pjesë e trupit të lojtarit ndodhet në pozicion jashtë loje.

Prova e parë e robotëve asistentëve u krye në dhjetor, gjatë Botërorit të Klubeve në Katar, turne i cili u fitua nga Liverpooli.

Në gjysmën e dytë të këtij viti do të zhvillohen të tjera teste me robotët asistentë, ku synohet që risia teknologjike të jetë funksionale për Kupën e Botës, "Katar 2022".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit