Kuksiani arrestohet në Londër, momenti ndiqet live nga ministrja britanike

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.07.2020, 08:37

Një shqiptar 24-vjeçar ra në prangat e policisë britanike gjatë operacionit të koduar “Venetic”.

Ai quhet Alsi Vata dhe është me origjinë nga Kukësi. Vata akuzohet për trafik të armëve të zjarrit, municion, si dhe drogë të klasit A ​​dhe B.

Operacioni i arrestimit të të riut shqiptar në Londër është ndjekur live prej ministres Priti Patel.

Ai u arrestua nga oficerët e NCA, të mbështetur nga Shërbimi Policor Metropolitane. Mësohet se Vata do paraqitet në Gjykatën e Leeds Crown më 17 korrik 2020.

Peter Stevens, Komandanti i Degës në NCA, tha:

Është e pamohueshme se nivelet e dhunës dhe shfrytëzimit të prostitucionit janë të lidhura me drogërat dhe armë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Trajtimi i rrjeteve që fshihen pas këtij lloji kriminaliteti është përparësi për NCA dhe Operacioni “Venetic” është dëshmia jonë më domethënëse në luftën kundër krimit të organizuar.

NCA mundi të futet në serverat e kompania EncroChat që shiste telefona të kriptuar me një abonim 2000 euro për 6 muaj.

Operacioni “Venetic” i shtrirë në të gjithë Anglinë ka mundësuar arrestimin e 746 personave dhe në kuadër të tij janë sekuestruar 54 milionë stërlina, 77 armë dhe më shumë se dy ton drogë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit