Sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit për Lionel Messin te Barcelona. Argjentinasi mund të bëjë një largim të befasishëm nga Spanja verën e ardhshme.
Ylli katalanas ende nuk ka rinovuar kontratën me Barcelonën dhe në verën e vitit 2021 do të mund largohej falas nga ‘Camp Nou’.
Messi, 33 vjeç, është pjesë e Barcelonës që prej 19 vitesh, por asnjëherë më shumë se tani, nuk është diskutuar për largimin e tij.
Sipas mediave iberike, nëse ndodh një largim i mundshëm, janë pesë skuadra ku ai mund të vazhdojë karrierën si profesionist.
Manchester City
Inter
PSG
Newell’s Old Boys
Inter Miami