Një grua që nuk ishte në gjendje të mbetej shtatzënë pas shumë vitesh përpjekje, më në fund po lind një fëmijë me ndihmën e nënës së saj 51-vjeçare.
Breanna Lockwood dhe burri i saj Aaron shpresuan të kishin një fëmijë menjëherë pasi u martuan në qershor 2016, por shpejt mësuan lajmin tronditës se ajo nuk mund të mbetej shtatzënë.
Pas muajsh përpjekjesh, çifti vendosi të kërkojë ndihmë nga një klinikë në Illinois, ku u rekomandua që ata të fillojnë trajtimin e fertilitetit.
Ata e bënë këtë, por sërish nuk rezultoi e suksesshme, pasi ajo kishte një problem në mitër dhe për trajtimin e tij duheshin rreth 100.000 dollarë.
Kështu që nëna e Breanna-s, Julie Loving, u ofroi atyre një zgjidhje tjetër, duke dalë vullnetare që të bëhej surrogate e tyre.
Në fillim vajza u çudit dhe hezitoi, por përfundimisht mamaja e saj vendosi që të mbetej shtatzënë, duke bartur fëmijën biologjik të çiftit dhe njëkohësisht nipin e saj.
Nëna tha:
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania