Çdo vit në periudhën e verës shqiptarët bien pre e pangopësisë së bizneseve në plazhet e Jugut.
Të shumta janë rastet e denoncimeve të cilat mbërrijnë përmes fotografive nga qytetarë që për pak produkte kanë shpenzuar fatura marramëndëse në pushimet e tyre në Jug të vendit.
Duke filluar nga plazhi i Durrësit, Vlora, Saranda, një filxhan kafeje apo një shishe uji marrin kosto shumë më të larta në disa prej bizneseve.
Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania duke shprehur pakënaqësinë e tij dhe habinë pasi ka marrë një shezllon me 7 mijë lekë në Durrës ndërsa mësoi se prej ditës së djeshme çmimi shkoi në 10 mijë lekë shezlloni.
Ai tregon se edhe në Itali ku jeton shezlloni arrin deri në 4 euro.
Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania: