Një 22-vjeçare që kishte kontakte seksuale me një djalë 14-vjeç që ajo u njoh në internet, i ka shpëtuar burgut.
Sophie Johnson pati aktivitet seksual me adoleshentin tre herë brenda disa ditëve.
Gjykata e Kurorës në Newcastle tha që ajo kishte injoruar paralajmërimet për moshën e tij, dhe nuk arriti të sigurohej që ai ishte mbi 16 vjeç.
Sidoqoftë, pasi kuptoi se sa i ri ishte, ajo mendoi të hiqte dorë nga ajo që po ndodhte mes tyre.
Vajza tha në gjykatë se filloi të komunikonte me djalin në internet dhe ata shkëmbyen mesazhe para se të takoheshin.
Gavin Doig, gjykatësi i çështjes tha se ka pasur 'dashuri të vërtetë' mes tyre dhe aktiviteti seksual ka ndodhur vetëm për një periudhë të shkurtër kohore.
Johnson, nga Elswick, Newcastle, e cila nuk ka dënime të mëparshme, u deklarua fajtore për pesë akuza të aktivitetit seksual me një fëmijë dhe duhet të firmosë në regjistrin e shkelësve të seksit për pesë vjet.
Kjo ishte një marrëdhënie dashurie e ndërsjellë, nuk kishte asnjë lloj presioni në të, deklaroi Gjykata.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania