Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj qeverisë, në lidhje me situatën pandemike në vend.
Në një intervistë me Skype në emisionin "Tempora", Berisha deklaroi se qeveria po manipulon numrin e vdekjeve dhe infektimeve të Covid-19.
Ish-lideri historik i demokratëve theksoi se situata është jashtë kontrollit, ndërsa shtoi se këto manipulime janë më të rënda se sa ato që media aludon për Serbinë.
Ai tha:
Sipas shifrave zyrtare, në Shqipëri janë konfirmuar 2535 raste dhe janë regjistruar 63 viktima si pasojë e Covid-19.