Me rifillimin e fluturimeve pas izolimit disa mujor, kompania Air Albania “u vu në dispozicion” të shqiptarëve të mbetur jashtë atdheut.
Riatdhesimi i tyre,“u mundësua” me bileta që sipas kompanisë ishin më ekonomiket por me kosto 400 euro.
Ndërsa bëri bujë në mediat sociale një fotografi e pasagjerëve që po ktheheshin në Shqipëri ndërsa qëndronin në avionin e tejmbushur sikur të ndodheshin në autobus.
Një tjetër skandal ka përfshirë kompaninë e fluturimeve pasi janë shitur bileta jashtë planifikimit duke bërë që një numër pasagjerësh të kthehen mbrapsht.
Një ditë më parë 40 pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin në linjën Bologna-Shqipëri ndwrsa kanë mbetur pa u nisur pasi kompania kishte lejuar blerjen e më shumë biletave nga sa ishte kapaciteti i saj.
Ngjarja është shoqëruar me konflikte e debate të forta mes pasagjerëve e përfaqësuesve të kompanisë në aeroporti e Bolognas, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit.
Denoncimi është bërë nga pasagjerët në rrjetet sociale të cilët ankohen se në situatën ku u ndodhën nuk i ka ardhur në ndihmë asnjë nga përfaqësuesit e kompanisë e as nga autoritetet shqiptare.
Fluturimi Tiranë-Bologna është udhëtimi i parë që u krye pas izolimit nga pandemia e nisjes së fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti shqiptar i kompanisë Air Albania.
