Sipas dy VKM-ve të propozuara nga ministria e Brendshme, një grupim prej 300 personash që pretendojnë se i përkasin një pakice kombëtare mund t'i drejtohen një komisioni të ngritur në këtë ministri për njohje formale të tyre.
Sipas VKM-së parë, do të ngrihet një komision Ad Hoc, i cili do të përbëhet prej 13 anëtarësh, që do të vlerësojnë kërkessat e reja për t'u njohur si pakica kombëtare.
Komisioni pritet të ngrihet me urdhër të kryeministrit Rama dhe do të drejtohet nga zv.ministri i Brendshëm dhe tre akademikë, të cilët do të vlerësojnë kërkesat për njohje si pakicë e re kombëtare.
Nisma në fjalë u kundërshtua edhe nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, ku specialistët e fushës kanë theksuar se ngritja e këtij komisioni është jo vetëm e panevojshme, por edhe e dëmshme për interesat kombëtare.
Po ashtu, Avokati i Popullit ka kundërshtuar numrin prej 300 personash, të cilët duhet të paraqisin kërkesën për të marrë statusin e pakicës kombëtare.
Pas një shekulli, vendi ynë njeh zyrtarisht të drejtat e 9 pakicave kombëtare, të cilat janë ato greke, maqedonase, boshnjake, aromune, rome, egjiptjane, malazeze, serbe dhe bullgare.
Përveç kësaj, ministria e Brendshme propozoi edhe një tjetër VKM të dytë, sipas së cilës në çdo njësi administrative në të cilën 20 % e popullsisë është pjesë e minoriteteve të njohura zyrtarisht, do të kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në komunikimet me pushtetit vendorë.
Po ashtu, do të lejohet edhe përdorimi i tabelave të rrugët në dy gjuhë. Duhet theksuar se në zonat ku banojnë minoritarë grekë janë shkaktuar incidente dhe provokime të shumta sa i përket tabelave, ku këta të fundit kanë vendosur herë pas here gjuhën greke para asaj shqipe në tabelat e rrugëve, duke sfiduar haptazi shtetin tonë, por edhe duke provokuar banorët vendas.
Nëse do të marrin edhe dakordësinë e kryeministrit Rama, dy projektvendimet do të miratohen në mbledhjen e qeverisë dhe më pas do të hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Në lidhje me këtë çështje, e cila ka shkaktuar një debat të gjerë publik, JOQ Albania zhvilloi një sondazh, ku thelbi ishte nëse kjo nismë e ministrisë së Lleshit dëmton interesat kombëtare, për të krijuar një panoramë më të qartë të opinionit të qytetarëve shqiptarë.
Në sondazhin e publikuar në faqen tonë në "Faceboook", ku kanë marrë pjesë më shumë se 9 mijë persona, 84% e qytetarëve janë të bindur se me këtë veprim Sandër Lleshi është duke dëmtuar interesat kombëtare, ndërsa vetëm 16% të tjerë mendojnë se kjo nismë nuk ka asgjë të keqe dhe se duhet mbështetur.
Pyetja e sondazhit ishte: