Zyrtarët në një provincë kineze kanë raportuar se kanë grumbulluar më shumë se 1.6 ton minj bambuje të kultivuar në fermë, pasi qeveria ndaloi ngrënien dhe tregtimin e kafshëve të egra në vazhdën e pandemisë Covid-19.
Minjtë bambu kinezë kanë qenë një burim ushqimi i kërkuar në vend me shekuj dhe njihen për 'vlerën ushqyese' të tyre.
Punëtorët e pyjeve në Provincën Hubei, ish-epiqendra e shpërthimit, varrosën më shumë se 900 minj bambuje të gjallë të premten, pasi i morën nga një fermer lokal, sipas një raporti.
Në shkurt, qeveria qendrore e Kinës lëshoi një ndalim të përkohshëm për të gjithë tregtinë dhe konsumimin e kafshëve të egra, një praktikë që besohet të jetë përgjegjëse për krizën globale.
Qeveria e Hubeit, ku koronavirusi u zbulua për herë të parë, miratoi një ligj në mars për të ndaluar ngrënien e kafshëve të egra plotësisht, përfshirë ato të edukuara ose të rritura nga njerëzit.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania