Një 34-vjeçar nga Sukthi ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej disa ditësh.
Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Shaholli, i cili është zhdukur pa gjurmë tre ditë më parë.
Të afërmit e tij kërkojnë ndihmën e të gjithë personave që mund të dinë diçka mbi vendndodhjen e 34-vjeçarit.
Sipas tyre, Gëzimi vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor.
Ai është parë për herë të fundit në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë.
Personat që e kanë parë apo dinë diçka për fatin e 34-vjeçarit janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit: 068 276 5899.
Apeli i plotë: