SKANDAL/ Gazetarja e Tv Klan degjeneron publikisht Aleksandër Frangajn: 4 muaj pa marrë pagat, më ke falsifikuar firmën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.06.2020, 22:52

Televizioni Klan vijon të abuzojë me të drejtat e punonjësve të tij duke shfaqur herë pas here probleme me pagat.

Së fundmi, një tjetër punonjës ka gjetur guximin për të denoncuar publikisht pronarin e medias Aleksandër Frangaj.

Ka qenë gazetarja e emisionit “Aldo Morning Show”, Griselda Katirai, e cila akuzon drejtpërdrejtë drejtuesit e televizionit për mungesën e pagës, falsifikimin e firmës dhe mungesën e deklarimit të siguracioneve.

Teksa rrëfen se nuk ka marrë pagën prej katër muajsh, ajo i adreson problematikën e saj direkt edhe Frangajt i cili zgjedh mos përcjellë asnjë reagim.

Indiferenca e shefit të televizionit ka bërë që gazetarja të ankohet publikisht në Instagramin e saj.

Ndër të tjera ajo pasqyron edhe mesazhet pa përgjigje që i ka dërguar pronarit të TV Klan, shkruan "Gazeta Tema".

Ish imazhi kryesor i emisionit të mëngjesit, i ka shkruar tri herë Frangajt, fillimisht më 15 maj, por ky i fundit jo vetëm që nuk i është përgjigjur, por as nuk ka udhëzuar vartësit e tij për t’i dhënë zgjidhje.

Gazetarja ka publikuar edhe mesazhet që ka shkëmbyer me drejtuesin e emisionit të mëngjesit, Aldon Lipe i cili ka pranuar skandalin e TV Klan me qasjen ndaj punonjësve.

Pas një debati që zhvillohet mes tyre, Katirai njofton se do të bëjë kallëzim penal për rastin, ndërsa pranon se ka punuar në mënyrë të paligjshme.

Kjo nuk është hera e parë që TV Klan shkel hapur të drejtat e punonjësve të cilët jo rrallë herë nuk kanë as ku të trokasin.

Ndërkohë, organizatat që presupozohet se janë themeluar që të mbrojnë të drejtat e punonjësve të medias, nuk bëjnë asnjë reagim.

Më poshtë, në galerinë virtuale po pasqyrojmë mesazhet e përcjella.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit