“Me shqelma në protestë!”/ Punonjësja e “Rozafës”: Na kërcënuan, për mediat folën miqtë e ngushtë të Ballës dhe Lucës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.06.2020, 14:14

Pas protestave të banorëve të Njësisë Administrative Labinot-Fushë në Elbasan, kundër ndotjes mjedisore në lum nga fabrika “Rozafa” të Gjergj Lucës, punonjësit e kësaj fabrike dolën pak ditë më parë në një protestë.

Të detyruar për të dalë, ata u shprehën me justifikime përpara gazetarëve.

Ata thanë se nga fabrika nuk ka ndotje, por sepse kështu është procesi teknologjik i larjes së prodhimeve të detit.

Ndërkohë, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një mesazh nga një punonjëse e fabrikës, e cila 'demaskon" paturpësinë e Gjergj Lucës, mikut të Ramës dhe "Rilindjes", mbi mënyrën se si ai i ka detyruar punëtorët të dalin në kundër-protestë.

Ajo shprehet se në zyrën e Lucës ka shkuar Taulant Balla dhe pas kësaj i kanë detyruar me shqelma të dalin në protestë. Sipas punonjëses, gratë që shpreheshin shumë të revoltuara para gazetarëve janë ato që marrin mbi 400 mijë lekë rrogë, kurse pjesa tjetër mezi kap 200 mijë.

Gjithashtu thuhet se për mediat kanë folur edhe tre miqtë e ngushtë të Ballës dhe Lucës. Punonjësja ka dërguar fotot dhe ata janë Osman Qosja, biznesmen dhe ish-kryetar komune, Astrit Hazizi, kryetar njësie si dhe Astrit Balliu, biznesmen.

Punonjësja deklaron se ata kanë qenë në një mbledhje me Taulant Ballën dhe Lucën dhe prandaj kanë folur përpara kamerave.

Denoncimi i plotë:

pershendetje JOQ jam nje puntore e fabrikes se peshkut rozafa shpk ne labinot jemi kercenuar me shqelma nga gjergji dhe administratorja e fabrikes se nese nuk do themi ashty sic ju thame do perfundoni me shqelma u detyruam nga halli dhe dolem para sa te ne nxirrshin ne proteste ne oret e para te mengjesi erdhen te fshehte ne zyren e gjergjit Deputeti taulant Balla dhe administratori i njesie Astrit Hazizi dhe disa biznesmen te zones dhe ish kryetare te komunes zhvillun nje mbledhje gati 30 minuta pastaj erdhi pergjegjesja dhe na tha do dilni ne proteste jashte ti tregojmë ketyrve katunareve se jemi ne te paret ketu leme punen per disa minuta dhe nga halli dolem ne proteste kurse rreshti i pare grate qe folen jane te kryesoret qe paguhen me shume mbi 400 Mije kurse ne qe ishim mbrapa mezor kapim 200 Mije dhe ne shqelma dhe nga njhere na hajne edhe kg jemi me duar te lidhura. Keto te tre jane te shitur tek Deputeti taulant Balla keto 3 ishin ne mbledhje me taulantin para sa te zhvilloshim protesten i pari me syze eshte biznesmen i zones ish kryetar komune Osman Qosja i dyti Astrit Hazizi kryetar njesie i treti nje biznesmen kafeje i zones Astrit Balliu keto ishin ne mbledhje me taulantin dhe jane te shitur tek Taulanti dhe tek gjergji. Qe nuk ka ndotje qe nuk jemi dakort me banoret eshte thjesht politike deklaruan ky ne fakt video qe dispononi ju apo cdo media shikohet qarte qe si shkarkohen makina me karkaleca ne lum dhe keto zoterite qe u blene nga tualanti dhe gjergji deklarojne te kundrta.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit