JOQ Albania
Home

Tirana Parking e Lali Lekut i jep 145 milionë bashkimit të kompanive që drejtohen nga e njëjta familje
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15/06/2020 22:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bëmat e Lali lekut janë të pafundme. Pothuajse përditë del nga një tender i ri në të cilin ka të paktën një shkelje. Paratë e qytetarëve derdhen lumë, që me këto tendera Lali Leku të bëjë qokat ndaj miqve të tij dhe ndaj miqve të pushtetit.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për TIRANA PARKING, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, që administron shërbimin e parkimit publik me pagesë, në përputhje me zonat e përcaktuara për këtë qëllim. Rezulton se ky institucion ka organizuar tenderin e rradhës me vlerë 14,878,279 lekë të reja pa TVSH me objekt “Punime vendosje e sinjalistikës për projektin e rezidentit”.

Në këtë tender kanë marrë pjesë 3 operatorë, nga të cilët njëri prej tyre nuk ka ofruar fare vlerë. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “SI.SI-AL” SHPK dhe “R. S. & M.” SHPK. Me një vlerë të ofruar prej rreth 145 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Në pamje të parë duket se është një bashkim normal kompanish, por në fakt nëse hulumton të dhënat publike rezulton se të dyja këto kompani administrohen nga e njëjta familje, përkatësisht në njërën prej tyre është pronar babai ndërsa në tjetrën është pronar djali. Kështu, firma “R. S. & M.” SHPK ka për administrator dhe pronar biznesmenin Nikolla Çaçi ndërsa firma “SI.SI-AL” SHPK ka për administrator Stefan Çaçi i cili është në fakt edhe djali i Nikolla Çaçi-t.

Përtej këtij fakti, nuk kuptohet arsyeja se përse Tirana Parking duhet të harxhojë përsëri para për sinjalistikë për parkingjet në Tiranë, në një kohë që të gjitha parkingjet aktuale e kanë sinjalistikën e tyre. Të jëtë një tjetër manovër e Lali Lekut për të bërë akoma më shumë lekë? Ju si thoni?