Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se nëna e e tij ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Lladrovci tha se ajo momentet e fundit të jetës i ka kaluar në gjirin e familjes. Ngushëllime për vdekjen e nënës së heroit Fehmi Lladrovci, i cili është vëllai i Ramiz Lladrovcit kanë shprehur edhe krerët e shtetit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se familja Lladrovci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në të gjitha periudhat e lëvizjes sonë kombëtare.
Ngushëllime ka shprehur edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ish-kryeministri tha se Shefkia ia fali Kosovës Fehmiun, një prej komandantëve më të shquar të UÇK-së.