Një aksident i rëndë automobilistik u shënua ditën e sotme pranë urës së Dajlanit në Durrës. Sipas një qytetari të pranishëm në vendin e ngjarjes gruaja ka qënë duke kaluar në vijat e bardha në momentin kur është përplasur nga makina.
Sipas qytetarit gruaja po kalonte vijat ndërsa dy makina ishin duke u afruar. Njëra prej tyre ndaloi ndërsa tjetra vazhdoi të ecë edhe pse me shpejtësi të madhe.
Nga ana tjetër policia njoftoi se 53-vjeçarja u aksidentua në orën 10:30 të mëngjesit të sotëm nga një mjet me drejtues A.D., 45 vjeç.
Gruaja është transportuar në drejtim të spitalit nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat.
Gruaja është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën.
Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania: