Ekzekutohet lideri i al-Kaedës në Afrikën e Veriut

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.06.2020, 00:04

Franca ka njoftuar se ka vrarë liderin e al-Kaedës në Afrikën e Veriut, Abdelmalek Droukdel, gjatë një operacioni ushtarak të zhvilluar në Mali.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly, i cili tha se Droukdel së bashku me anëtarët e rrethit të tij të brendshëm u vranë në veri të Malit të mërkurën.

Gjithashtu, ministrja Parly bëri me dije se forcat franceze kanë kapur një komandant të lartë të ISIS në Mali, në një tjetër operacion në maj.

Ajo tha:

Operacionet e guximshme kryen goditje të mëdha për grupet terroriste. Forcat tona, në bashkëpunim me partnerët e tyre në Sahel, do të vazhdojnë t'i godasin pa mëshirë terroristët.

Kush ishte Droukdel?

Si kryetar i al-Kaedës në vendet e Magrebit, Droukdel ishte drejtuesi i të gjithë operacioneve të grupit terrorist në Afrikën e Veriut.

Abdelmalik Droukdel u dënua me vdekje në mungesë në vitin 2012 nga një gjykatë në Algjeri, pasi u akuzua për sulme terroriste duke përdorur eksplozivë.

Ai u akuzua për tre sulme me bomba në kryeqytetin Algjer në prill të vitit 2007, ku u vranë 22 njerëz dhe u plagosën më shumë se 200 të tjerë.

Roli i Francës

Mijëra trupa franceze janë vendosur në Mali që nga viti 2013.

Franca ndërhyri ushtarakisht në shtetin afrikan pasi militantët islamikë pushtuan pjesët e veriut. Me ndihmën franceze, ushtria e Malit ka rikuperuar territorin, por pasiguria vazhdon dhe dhuna është përhapur në vendet fqinje.

Rreth 4500 trupa franceze kanë shërbyer si pjesë e Operacionit Barkhane në mbështetje të forcave të Malit, Mauritanias, Nigerisë dhe Burkina Fasos.

Burimi: BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit