Ashtu si kampionatet e tjera, edhe Serie A ka marrë vendimin lidhur me zëvendësimet e lojtarëve.
Sapo kishin filluar planet për rifillimin e sezonit, FIFA kishte propozuar që të përdoreshin pesë zëvendësime.
Federata italiane e futbollit ka mirëpritur propozimin e FIFA për pesë zëvendësime, teksa këto mund të përdoren në tri raste në ndeshje të ndryshme.
Këtë vendim e ka bërë të ditur edhe FIGC, me anë të një komunikate zyrtare.
Kujtojmë se kishte zëra kundër këtij propozimi. Një nga ta ishte Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalanta, por tani nuk ka më asnjë dyshim.