Pas katastrofës mjedisore në Durrës, Gega Oil “shpërblehet” me  200 milionë lekë nga Ervin Demo

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.06.2020, 22:08

Vetëm pak javë më parë publikuam rastin e një dëmi me përmasa katastrofale që GEGA OIL shkaktoi në Porto Romano të Durrësit. U raportua se një depozitë nafte prej rreth 100 ton u ça dhe e gjithë nafta përfundoi në natyrë duke ndotur mjedisin. Rreth 100 ton naftë u derdhën e vërshuan në tokë duke bërë një dëm të pallogaritshëm mjedisor. Nga ana tjetër të shumtë ishin edhe qytetarët që rendën të mbushnin bidonat, fuçitë, kovat dhe shishet sa të mundnin me naftë falas.

Por ndonëse kanë kaluar disa javë nga kjo katastrofë e rëndë mjedisore, duket se shteti nuk ka marrë asnjë masë ndaj kësaj kompanie, përkundrazi vazhdon ta shpërblejë duke i dhënë miliona lekë përmes tenderave për blerje karburanti. Rasti më i freskët është ai i Bashkisë Berat, ku kryetari Ervin Demo pasi nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë pas vdekjes tragjike të një vogëlushi që preku telat e korrentit të lëna në mes të një lulishteje, vazhdon dhe i bën qoka kompanisë së Paulin Gegës.

Kështu nëpërmjet një tenderi me objekt “Blerje karburant per nevojat e Bashkise Berat dhe drejtorive ne varesi”, Ervin Demo i ka dhënë kompanisë "GEGA CENTER GKG" sh.p.k plot 200 milionë lekë të vjetra me tvsh. Përveç këtij fakti, tenderi rezulton të jetë edhe maksimalisht i dyshimtë, pasi në garë kanë marrë pjesë vetëm dy firma, përkatësisht OLSI sh.p.k. me vlerë të ofruar 14,855,147 lekë të reja pa tvsh dhe 2. GEGA CENTER GKG sh.p.k me vlerë të ofruar 16,382,394 lekë të reja pa tvsh.

Ndonëse kompania tjetër ofroi një vlerë prej rreth 18 milionë lekë të vjetra me tvsh më pak se firma fituese ajo u skualifikua. Por prisni se ka akoma. Arsyeja kryesore se përse kompania rivale u skualifikua ishte sepse nuk kishte faqe interneti! Pra sipas logjikës së Ervin Demos së Bashkisë Berat, nëse nuk ke një faqe interneti, do të skualifikohesh edhe pse ke ofruar rreth 18 milionë lekë të vjetra më pak. Duke bërë një kalkulim të thjeshtë dhe duke supozuar se një faqe interneti normale nuk kushton më shumë se rreth 1 milionë lekë të vjetra, i bie që Ervin Demo i ka shkaktuar humbje shtetit të paktën në një vlerë prej rreth 17 milionë lekë të vjetra. Hallall çuna, gjak e dhjamë!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit