Bizneset në Shqipëri janë duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pasojave që la pandemia e koronavirusit.
Në ERTV e Ramës trumpetohet pothuajse çdo ditë ndihmat që qeveria ka dhënë në favor të biznesit, por shihet fare qartë që një numër i madh biznesesh nuk kanë marrë pagat e luftës për punonjësit e tyre.
Të njëjtën gjë bën edhe Erion Veliaj. Ai rreh gjoksin duke thënë se janë krijuar lehtësira për të gjithë.
Por mesa duket është një lojë e pistë. Një denoncim nga një qytetar ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ ALBANIA. Ai ka denoncuar hapur sesi është bërë rritja e taksave nga Bashkia e Tiranës në këtë kohë pandemie.
Siç shihet edhe nga sistemi që ka dërguar qytetari, në krahasim me vitin e shkuar janë rritur taksa e pastrimit dhe ajo e infrastrukturës arsimore.
Në 2019 taksa e pastrimit ka qenë vetëm 10000 lekë ndërsa tani është bërë 69000, ndërsa taksa e infrastrukturës arsimore është rritur me 11000 lekë.
Ja pra si Erion Veliaj po i ndihmon bizneset miq! Me të në krye, falimentimi është shumë afër.
Qytetari denoncon: