Skënderbeu dhe Nderi i Kombit! Edi Rama ka një tjetër “Elisë”, specialiste në Kuvendin Kombëtar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.06.2020, 15:32

Që prej fushatës së saj për ardhjen në pushtet, Rilindja krijoi “kultin e individit” për kryeministrin Edi Rama.

Që prej atëhere u pa sesi me qeverisjen e PS, era e diktaturës do të ndihej në të gjithë vendin.

Kjo u duk kur Elisa Spiropali, në mes të sheshit, e quajti Ramën Skënderbe të shqiptarëve. Pas kësaj, lart e poshtë dëgjoje thënie të tipit “vetëm Rama e bën Shqipërinë”.

E teksa kjo frymë vazhdon ende, ne gjirin e Rilindjes ka të tjera figura që Ramën e kanë pjesë të shpirtit. Një e tillë mbërriti edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku fillimisht u fol se ishte mësuese.

Në një tabelë, “mësuesja”, kishte shkruar “Edi Rama, nderi i Kombit”. E turpshme dhe e trishtë nëse do të ishte mësuese.

Por, fatmirësisht apo edhe fatkeqësisht, nuk është mësuese, por një figurë me një pozicion më të lartë.

Vajza në foto është specialiste në Kuvendin Kombëtar. Kjo është bërë e ditur nga vetë ajo, pasi ka shpërndarë postimin e JOQ. Sipas Arbia Braces, fotoja është bërë 8 vite më parë, kur PS ka qenë në opozitë.

Ajo nuk ka thënë përse e ka shkruar dhe çfarë ka dashur të thojë, por kuptohet mirë që ka qenë një shtysë e madhe drejt detyrës që ajo ka tashmë.

Bravo Arbia!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit