Skandali/ Lali Leku i jep 110 milionë lekë mikut të tij dhe të Endri Fugës, ndonëse ofroi shifrën më të lartë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.06.2020, 21:54

Nuk ndalet Lali Leku. Vazhdon të japë para publike për miqtë e tij dhe të Rilindjes. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe se fundja për këtë punë e kanë vënë në atë vend.

Pak kohë më parë u bë publik lajmi se kompania “SON Engineering & Construction” shpk me administrator Erind Bejlerin, mikun e Lali Lekut dhe të Endri Fugës, kishte marrë jo pak por gati gjysëm miliard lekë të vjetra tendera kryesisht nga Bashkia Tiranë dhe nga Agjensia e Planifikimit të Territorit.

Bejleri dallohet në disa foto ku ndodhet së bashku në shoqërinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Ditjon Baboçi. Në njërën prej këtyre fotove ai gjendet në shoqërinë e Ditjon Baboçit dhe të Endri Fugës, Drejtor Komunikimi pranë Kryeministrisë.

E pra, me sa duket, mikut të lali lekut dhe të Endri Fugës, nuk i kanë mjaftuar gjysëm miliardë lekë tendera dhe ka përfituar përsëri rreth 110 milionë lekë të tjera me TVSH, kësaj rradhe për tenderin me numër reference REF–53861-03-11-2020 dhe me objekt “Mbikëqyrje e punimeve për objektin:”Rikonceptimi i kopshtit zoologjik”.

Në këtë rast skandali është i dyfishtë. Së pari sepse Lali Leku i ka dhënë 110 milionë lekë mikut të tij dhe së dyti që kjo kompani ka fituar ndonëse ka ofruar vlerën më të lartë se të gjithë operatorët e tjerë konkurrues.

Përkatësisht në këtë tender kanë marrë pjesë tre konkurrentë, bashkimi i operatorëve ekonomikë “Gjeokonsult &Co” shpk & “ITM” shpk me vlerë të ofruar 8,115,957 lekë të reja pa TVSH, bashkimi i operatorëve ekonomikë “DEA-N-Consulting Studio” shpk & “Derbi-E” & “MAK Studio” shpk me vlerë të ofruar 8,962,407 lekë të reja pa TVSH dhe ëmbëlsira për në fund, bashkimi i operatorëve ekonomikë “A&E Engineering” shpk & “Son Engineering Construction” shpk me vlerë të ofruar 9,245,473 lekë të reja pa TVSH ose rreth 110 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Pra për çudi, ndonëse dy bashkimet e dy kompanive të tjera kanë ofruar më pak, përsëri ka fituar oferta e kompanisë së mikut të Lali Lekut dhe të Endri Fugës dhe skualifikimi i kompanive konkurrente është bërë me pretekstin e mos plotësimit të dokumentacionit.

Siç ju përmendëm më lart, tenderin e ka fitur një bashkim operatorësh ekonomikë, dhe kompania tjetër veç asaj të Erind Bejlerit, është edhe kompania “A&E Engineering” shpk me administratore Entela Çano.

Kjo kompani rezulton të jetë një “peshkaqen” i vërtetë në tenderat e fituar, pasi vetëm në 5 vitet e fundit ka marrë jo pak por rreth 1,7 milionë euro kryesisht nga bashkia e Lali Lekut.

Në vitin 2014 administratorja Entela Çano i shpëtoi një atentati me eksploziv të cilin ia kishin vendosur në makinë. Eksplozivi shpërtheu gjatë kohës që mjeti i saj po ecte në aksin Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Sukthit.

Sidoqoftë, ky rast na sjell edhe një herë në vëmendje faktin se mjafton te jesh mik i Rilindjes për t’u bërë milioner.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit