“Drejtësi për George Floyd” shndërrohet në peticionin online më të nënshkruar të të gjitha kohërave

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.06.2020, 01:50

Një peticion që kërkon "drejtësi për George Floyd" është bërë peticioni online më i nënshkruar i të gjitha kohërave.

Peticioni u ngrit pas vdekjes së 46-vjeçarit afro-amerikan, George Floyd, i cili u mbyt në mënyrë brutale nga një oficer policie, që i vendosi gjurin mbi qafë për gati 9 minuta, duke bërë që ai të humbiste jetën.

Ishte oficeri i policisë, Derek Chauvin, ai që i mori jetën 46-vjeçarit, i cili nuk ndjeu aspak keqardhja ndaj thirrjeve të dëshpëruara të Floyd-it që ai të ndalonte. Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së tretë.

Incidenti fatal gjithashtu ka shkaktuar një valë protestash jo vetëm në qytetet më të mëdha të SHBA-së, por edhe në shumë shtete të botës.

Peticioni online i postuar në Change.org ka grumbulluar më shumë se 11.5 milion nënshkrime. Ky është peticioni më i madh i Change.org i të gjitha kohërave.

Ndër të tjera në postim thuhet:

Mesazhi ynë është i qartë dhe e themi me zë të lartë që ne nuk do të ndalemi derisa të vendoset drejtësi për George.

Postimi është publikuar në Change.org nga dikush anonim që ka ngritur fushatën Kellen.

Në shkrim i bëhet thirrje njerëzve që të dërgojnë edhe një video të shkurtër jo më shumë se 30 sekonda, ku të shpjegojnë arsyet pse e nënshkrojnë peticionin dhe se çfarë do të thotë për ta vendosja e drejtësisë për George Floyd.

Në postim sqarohet se nuk është e nevojshme që nënshkruesit e peticionit të japin informacione të tyre personale, ndërsa garantohen që videot nuk do të ndahen me asnjë palë të tretë.

Peticioni mund të gjendet këtu: www.change.org/p/mayor-jacob-frey-justice-for-george-floyd

Burimi: LADbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit