Gazetari Çim Peka ka zbardhur një bisedë telefonike midis kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Peka tha në studion e lajmeve në "Syri TV" se Basha kishte telefonuar Kim, duke përdorur tone të ashpra.
Sipas gazetarit, kjo ka bërë që të ndryshojë edhe axhenda për takimin e së martës të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
Ai tha:
Ka pasur një bisedë të fortë nga kryetari i opozitës Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim. Bisedë me tonë shumë të ashpra. Burime e mia bëjnë me dije se zoti Basha i ka bërë me dije ambasdores se ‘unë nuk jam Luli Basha por jam kryetari i opozitës, nëse vazhdoni të jenë në lojë me Ramën, vazhdoni me të’. Një bisedë e ndërtuar me shumë si pretencë. Vetëm pas kësaj bisede kemi takimin me Këshillin Politik. Opozita dje bëri një ofertë për takim, deri në momentin e kësaj telefonate nuk ka pasur asnjë axhendë për takim.
Video – Minuta 22-të