Teksa Shqipëria ndodhet në ditën e dytë të hapjes së kufijve,Kosova duket se po bën të kundërtën, duke nxjerrë vështirësi në qarkullimin e shtetasve shqiptarë.
Sipas një komunikate nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, asnjë person nuk lejohet të futet në territorin e Kosovës, nëse nuk ka bërë testin e Covid-19 gjatë katër ditëve të fundit, nga momenti që ata kërkojnë të hyjnë.
Në pikat kufitare kërkohet të bëhet tamponi për çdo shtetas që dëshiron të futet në Kosovë, ndërkohë që hyrja në territorin e Shqipërisë kushtëzohet vetëm nga matja e temperaturës.
Kjo gjë ka shkaktuar indinjatë tek qytetarë të shumtë, të cilët në disa intervista për Report Tv kanë shprehur shqetësimin e tyre.
Një qytetar tha:
Një tjetër tha gjithashtu:
Një i tretë shtoi:
Kryeminstri tha mbrëmë për Report TV se në Kosovë është hequr izolimi, por tamponi vazhdon ende të kërkohet.