Një autopsi e pavarur ka konfirmuar se vdekja e 46-vjeçarit, George Floyd ka ardhur si pasojë e asfiksimit nën gjurin e oficerit të policisë.
Floyd u mbyt brutalisht nga oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin të hënën e kaluar, i cili i vendosi gjurin mbi qafë afro-amerikanit për më shumë se 9 minuta, deri sa ai dha shpirt.
Në një deklaratë këtë të hënë, një avokat tha për familjen Floyd se:
Gjetjet e autopsisë, të kryera nga ekzaminuesit mjekësorë, Dr Michael Baden dhe Dr. Allecia Wilson, ndryshojnë nga ato të ekzaminuesve mjekësorë të Qarkut Hennepin, të cilët e ekzaminuan trupin e Floyd përpara se Chauvin të akuzohej për vrasje të premten. Raporti i ekzaminuesve të Qarkut Hennepin nuk konstatoi "asnjë zbulim që mbështeste një diagnozë të asfiksisë traumatike ose mbytjes", dhe sugjeroi që "kushtet themelore shëndetësore të Floyd ndikuan në vdekjen e tij".
Mbytja brutale e George Floyd shkaktoi një valë protestash të dhunshme që kanë përfshirë prej disa ditësh qytetet më të mëdha në SHBA. Protestat janë shoqëruar jo vetëm me përplasje me policinë, por edhe me plaçkitje dhe djegie të bizneseve dhe makinave të shumta që ndodheshin anës rrugëve ku ata marshuan.
Burimi: RT|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania