JOQ Albania siguron fotografinë e rojes 65-vjeçar që abuzoi seksualisht me të miturën për disa vite në Babrru të Tiranës. Ai shihet në disa fotografi në mes të nxënësve të moshave të ndryshme.
Kujotjmë se dje ngjarja e rëndë tronditi kryeytetin.
65-vjeçari, Abaz Doga abuzoi për tre vjet me një të mitur e cila në momentin kur ka bërë denoncimin në Polici është në moshën 15-vjeçare.
Ai ka punuar si roje në shkollën ku studionte adoleshentja dhe e ka shantazhuar atë për një kohë të gjatë duke shkruar në mure “Sa** K*va” derisa e reja është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Në momentet intime ai ka filmuar gjithçka duke e shpërndarë videon tek tre të rinj që po ashtu e kanë shantazhuar vajzën dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.