Situata sa vjen dhe rëndohet me protestat në SHBA të cilat filluan pas vrasjes nga policia të 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd.
Para disa ditësh mbeti i vdekur gjatë të shtënave me armë një 18-vjeçar në Detroid ndërsa një tjetër viktimë është shënuar dje në Indianapolis.
Mbrëmjen e djeshme gjatë protestave në Indianapolis një person humbi jetën për shkak të të shtënave me armë ndërsa mbetën të plagosur rëndë dy të tjerë. Policia ka deklaruar se po heton rreth burimit të të shtënave dhe po tenton identifikimin e autorit/ëve.
Shefi i Policisë Metropolitane në Indianapolis, Randal Taylor konfirmoi të shtënat gjatë një konference shtypi natën vonë, por nuk dha detaje më shumë.
Sipas IndyStar, Taylor tha se policia mbështet protestat paqësore, por duket se një grup i vogël njerëzish krijuan situata të dhunshme gjatë natës.
Policia ka njoftuar po ashtu se ka ndërhyrë mes protestuesve duke tentuar shpërndarjen e tyre pasi me armë është qëlluar edhe kundrejt komisariatit të policisë dhe kundrejt punonjësve të policisë.
Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania