Vdekja në mënyrë brutale e 46-vjeçarit, George Floyt në Minnesota të SHBA-së, i cili ndërroi jetë pasi një oficer policie i vendosi gjurin mbi qafë, duke i bllokuar frymëmarrjen, ka sjellë një valë protestash të dhunshme e masive në dhjetra qytete amerikane, të cilat u shoqëruan me plaçkitje e zjarrvënie.
Së fundmi, protestat për vdekjen e George Floyd janë shtrirë edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Mediat britanike raportojnë se lëvizja ndërkombëtare "Black Lives Matter", e cila bën fushata kundër dhunës dhe racizmit ndaj afro-amerikanëve, ka organizuar një protestë në Londër, të cilës i janë bashkuar dhjetra qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile.
Organizata në fjalë ka paralajmëruar se do të zhvillohen një sërë demonstratash të tjera ditën e nesërme.
Protestuesit zbritën në rrugët kryesore të Londrës, ndërkohë që demonstrata do të zhvillohen edhe në Birmingham, Manchester, Cardiff dhe Glasgow.
Në videot e postuara në mediat sociale, grupe protestuesish dëgjohen duke brohoritur në kor fjalët "pa drejtësi, pa paqe", ndërsa marshonin.
Po ashtu, demonstruesit në Londër brohoriten edhe thirrjet "Mbretëria e Bashkuar nuk është e pafajshme".
Në një tjetër protestë të zhvilluar në veri të Londrës demonstruesit mbajnë në duar një pankartë, ku kërkojnë "shfuqizimin e policisë".
Shumica e protestuesve në të dy demonstratat nuk respektuan udhëzimet e OBSH-së për distancimin social dhe ishin pa maska mbrojtëse në fytyrë.
Në një nga parullat e tyre shkruhej:
Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania