"Fusha Shpk", e cila cilësohet si një nga kompanitë e preferuara të Bashkisë së Tiranës, pasi ka marrë tendera miliona eurosh prej saj, ka shtrirë aktivitetin e saj deri në skajin më jugor të Shqipërisë.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit i ka dhënë tender 4.7 milionë euro kompanisë në fjalë për rivitalizimin e shëtitores "Naim Frashëri, buzë detit në Sarandë.
Mirëpo, gjatë punimeve të kryera nga Fusha Shpk është konstatuar se janë dëmtuar pemët e mbjella nga aktivistët e "Dhuro një Lule për Sarandën".
Ky lajm është bërë i ditur nga aktivisti, Adriatik Lapaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se firma e ndërtimit Fusha Shpk kishte hedhur tubat e rikonstriksionit të shëtitores mbi pemët e mbjella nga kontributetet e qytetarëve.
Lapaj e ka cilësuar këtë mungesë të theksuar profesionalizmi nga ana e Fusha Shpk si "akt vandal", ndërsa shton se i është drejtuar me një ankesë personale kryebashkiakut të Sarandës, të cilit i ka shprehur shqetësimin dhe revoltën e aktivistëve që bënë të mundur mbjelljen e pemëve.
Postimi i plotë: