Lëkundje tërmeti janë ndjerë vetëm pak minuta më parë në zonën e Korçës.
Sipas EMSC, tërmeti është ndjerë në Korçë në orën 17:35. Lëkundjet janë regjistruar 7 km në veri të qytetit juglindor.
Ai ka patur një magnitudë prej 3.6 ballë. Deri më tani nuk raportohen dëme.
Kujtojmë se zona e Korçës ka patur lëkundje të vazhdueshme tërmeti prej goditjes së fortë të qershorit 2019 kur edhe një numër i madh familjesh mbetën pa banesa për shkak të dëmtimeve të tyre.