Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, ka bërë një paralajmërim të fortë mbrëmjen e sotme.
I ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora, Murrizi deklaroi se në muajt shtator e tetor situata pritet tensionohet në vendin tonë.
Sipas tij, mund të kemi një kthim 20 vjet pas, ndërsa paralajmëroi një '97 të dytë.
Ai tha:
Me atë që shoh unë, shtatori, tetori, kemi edhe janarin para se të vijnë zgjedhjet, mund të jetë edhe si '97 . Mund të jetë si '97, do të jemi këtu, unë nuk uroj por, 15 palaço politikë, 15 hajdutët e parave publike prej 20 vjetësh, unë nuk besoj se në vitin 2020, 30 vjet pasi është shembur komunizmi t'i vënë shqelmin në fyt 5 milionë shqiptarëve. Nuk ka hipokrizi më të madhe se një reformë që nuk e realizon për 3 vjet, do ta bëjmë për 3 ditë, është krijuar komisioni i reformës zgjedhore në 2017 për 3 vjet, tani thonë do e bëjmë deri më 31 maj.