E dhunuan teksa mblidhte kanaçe, i riu rom: Policët bashkiakë më dhanë dy mijë lekë pasi më rrahën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.05.2020, 19:08

Policia Bashkiake e "Lali Erit" dhunoi mbrëmjen e së hënës një të ri rom i cili po mblidhte kanaçe për të siguruar bukën e gojës, ndërsa pamjet e rënda shkakuan mjaft indinjatë.

I riu që u dhunua nga Policia Bashkiaka ka rrëfyer së fundmi se si u dhunua nga policët e Bashkisë.

Ai tregoi për RTV Ora se në momentin që e rrahën, bashkë me të ndodhej edhe bashkëshortja e tij shtatzanë.

Qytetari rom, i cili po mblidhte kanaçe, tregon se pasi e dhunuan, policët bënë një tjetër akt të shëmtuar.

Ai thotë se i dhanë 2 mijë lekë dhe u larguan. Por i riu rom nuk hoqi dorë dhe i denoncoi në komisariatin nr. 6.

Ai u shpreh:

Më morën me zor dhe më futën në makinën e policisë bashkiake. Unë insistoja të mos futesha në makinë, pasi kisha dhe nusen me vete që ishte dhe shtatzënë. Ata më dhūnuan dhe duke më tërhequr me zor për të më future në makinë. E panë që ishin gabim, më rrafën dhe më pas më dhanë një dy mijë lekësh dhe u zhdukën. Unë vajta në komisariatin nr 6 dhe bëra kallëzim.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Avokati i Popullit, ndërkohë që në komisariatin nr 6 është dorëzuar një kallëzim penal ndaj dy efektivëve të policisë bashkiake.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit