Ky është momenti që një adoleshent memec dhe i shurdhër u përpoq të vjedhë një dyqan bizhuterish në Brazil, duke mbajtur një armë të rreme me këmbët e tij.
Incidenti ndodhi të hënën pasdite në një dyqan në Canela, Rio Grande de Sul, kur 19-vjeçari vendosi një shenjë kërcënuese në banak duke përdorur këmbët.
Autoritetet thanë se ai ka paralizë cerebrale dhe nuk mund të lëvizë duart.
Një kamer sigurie kapi adoleshentin me aftësi ndryshe në karrocën e tij, para se të nxirrte një armë lodër që e mbante mes këmbëve të tij në banak.
Një person, i cili dukej se ishte një klient, u largua ndërsa punonjësi u përball me të riun, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Punonjësi i dyqanit të argjendarisë tha se i riu i paralizuar kishte qenë në dyqan për rreth 10 minuta, dhe se fillimisht ai mendoi se po lypte.
Policia mbërriti dhe arrestoi të riun, i cili gjithashtu kishte dhe një thikë.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania