Komisioni Europian e rriti në 750 miliardë euro fondin për daljen nga kriza e koronavirusit, nga 500 miliardë që ishtë në fillim.
Sipas presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, 500 miliardë janë grante dhe 250 miliardë do të jenë kredi e butë, që ka afat deri në 2058 për t'u shlyer.
Mësohet se Italia është vendi që do të përfitojë shumën më të madhe, 173 miliardë, pasi ajo ishte nga vendet më të prekura edhe përtej kufijve të Europës.
Pas Italisë vjen Spanja me 143 miliardë dhe paketa do të financohet nga borxhet e shteteve anëtare të Bashkimit Europian.