SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme janë shprehur kundër ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit.
“S’ka shpjegim për arsyet e ndryshimeve të nenit aktual, referencë ligjore apo model në BE të tillë. Nuk ka mekanizëm kontrollues mbi policinë,”-ka njoftuar në një deklaratë Prokuroria.
Teksa e cilëson antikushtetues ngritjen e komitetit në varësi të ministrit të Brendshëm i cili do të përfshijë edhe prokurorin e përgjithshëm dhe SPAK.
“Ndryshimet cënojnë liritë dhe të drejtat e individëve. Të vlerësohet dhe të rishikohet në tërësi neni 131,”-thuhet më tej.
SPAK thotë se dhënia e të drejtës së përgjimit punonjësit të policisë jashtë kontrollit të gjykatës si dhe mospërcaktimi qartë në projektligj se çfarë vlere provuese ka, përbën një shkelje serioze të lirive e të drejtave të njeriut.
Për përgjimet ambientale duhet autorizim nga Prokurori, përfundohet në deklaratë.
Vijon...