Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Itali, me pasojë vdekjen e 46-vjeçarit shqiptar.
Sipas mediave vendase aksidenti ndodhi në autostradën e Bolonjës.
Viktima është identifikuar si Sokol Keci, emigrant në Itali dhe banues në Rosolina.
Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, dhe automjeti ka devijuar duke u përplasur me muret mbrojtëse dhe është ndarë më dysh.
Në aksident është përfshirë dhe një furgon, por mësohet se shoferi është në spital jashtë rrezikut për jetën.
Me dije bëhet gjithashtu se viktima sot kishte ditëlindjen dhe mbushte 46 vjeç.