Kërkimet më të reja në fushën e psikologjisë, kanë çuar në zbulimin e fenomenit dhe termit që studiuesit e quajnë 'psikovampir'.
Sipas psikologut Eduart Tafa, me termin psikovampir i referohemi tërësisë së marrëdhënieve njerëzore, të tilla si sfidat në punë, shoqëri dhe lidhje të ndryshme me miqtë.
Ai thotë se psikovampirët janë ata persona që dinë me hollësi gjendjen tonë emocionale, dhe për pasojë e kanë më të lehtë të na godasin në pikat më të dobëta dhe më të ndjeshme.
Ata e përqendrojnë sulmin në dy pika kryesore, që lidhen me vetëbesimin dhe vetëvlerësimin tonë.
Sipas tij, kjo shkakton stres tek ne, por është e rëndësishme që të përgatitemi dhe të dimë t'i bëjmë ballë sulmit të tyre dhe energjive negative që përcjellin.
Ata mund të identifikohen lehtësisht, duke u nisur edhe nga tiparet e tyre fizike të tilla si mimika dhe gjestikulacioni.
Në fakt po të dimë ta përdorim, një psikovampir na ndihmon ne për të kuptuar dobësitë te vetja, dhe në momentin që i identifikojmë ato, nuk janë më të tilla!