Hartohet lista e rregullave të reja për punonjëset e seksit, dy pozicionet që do lejohen me klientët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.05.2020, 01:39

Punonjësit e seksit në Zvicër kanë hartuar një listë rregullash, për të cilat pretendojnë se minimizon rrezikon e transmetimit të koronavirusit në bordele, duke shpresuar që kjo industri të hapet nga qeveria.

Kjo vjen pasi industria "adulte" në Zvicër është goditur rëndë nga pandemia, pasi qeveria vendosi një pezullim të përkohshëm të prostitucionit dy muaj më parë, në kuadër të masave kufizuese për frenimin e koronavirusit.

Plani për të rihapur këtë industri, i cili u përgatit nga organizata ProKoRe, sugjeron që pozicionet seksuale të cilat të lejojnë një distancë të sigurt midis fytyrave, siç janë "doggy style" dhe "cowgirl reverse", janë të këshillueshme.

Këto pozicione seksuale zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të virusit përmes spërklave, njoftoi portali mediatik zviceran Watson.

Të dy stilet lejojnë që gruaja të qëndrojë me fytyrë larg partnerit, duke shmangur kështu kontaktin ballë për ballë.

Masat e tjera për mbrotjen e shëndetit të punonjësve të seksit përfshijnë dhoma ventilimi për të paktën 15 minuta pas çdo klienti, dhe larjen e çarçafëve dhe peshqirëve të duarve me një temperaturë prej të paktën 60 gradë për çdo larje.

Gjithashtu, lista e rregullave u rekomandon punonjësve të seksit të mbajnë maska mbrojtëse për fytyrën.

Doreza, prezervativë dhe dezinfektues gjithashtu do të sigurohen në bordele dhe çdo seancë duhet të mbahet jo më shumë se 15 minuta.

Dokumenti gjithashtu këshillon që punonjësit e seksit të mos prekin gjërat personale të klientëve.

Dokumenti kërkon që heqja e kufizimeve të bllokimit të punonjësve të seksit të përkojë me lehtësimin tjetër të masave në 8 qershor.

ProKoRe i kërkoi qeverisë zvicerane të hiqte kufizimet si çështje urgjente, duke deklaruar se ndalimi aktual po shkaktonte punë seksuale të paligjshme.

Prostitucioni në Zvicër është i ligjshëm dhe i reformuar, ndërsa trafikimi, detyrimi i njerëzve në prostitucion dhe shumica e formave të prostitucionit janë të paligjshme.

Si pjesë e masave për të luftuar pandeminë Covid-19, Zvicra ndaloi përkohësisht prostitucionin nga data 16 mars.

Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit