Anëtari i Këshillit Politik të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se Partia Socialiste preferon që sistem zgjedhor të mbetet ai aktuali.
Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, Gjiknuri u justifikua duke thënë se sistemi i propozuar danez sjell destabilitet politik.
Sipas tij, ky sistem mund të sjellë mazhoranca të dobëta, gjë e cila duket se e "frikëson" Rilindjen në pushtet.
Ndonëse kërkohet ndryshimi ose përmirësimi aktual zgjedhor, i cili ka krijuar jo pak probleme, Gjiknuri tha se ky sistem 'nuk ka asnjë problem' dhe 'nuk është i keq'.
Ai tha:
Ne jemi për sistemin aktual, pasi nuk shohim asnjë problem. Por nëse kërkohet rishikimi i sistemit, edhe ne do shprehim preferencat tona. Ky sistem nuk është i keq ka nevojë për ndonjë përmirësim, por nuk është i keq. Si PS e kemi thënë që jemi pë sistemin aktual. Problemi është nëse një vend do të ndryshojë sistemin zgjedhor për ta çuar drejt një proporcionaliteti, do të thotë që nuk do të ketë mazhoranca të sigurta në Kuvend. Problemet në Shqipëri nuk vijnë nga përfaqësimi. Në fund të fundit, sistemi do të sjellë të njëjtët njerëz. Shikoni Kosovën se çfarë destabiliteti ka në qeverisje. Ky sistem në dukje favorizon partinë e madhe, por ky sistem lejon koalicionet.