Videot e keqtrajtimit të kafshëve në Shqipëri nuk kanë fund. Në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur me dhjetra, kur pronarë apo dhe të tjerë godasin fort kafshë të ndryshme.
Së fundmi një tjetër video shokuese ka mbërritur në redaksinë tonë.
Një qytetar nga Gramshi shihet teksa ka lidhur pas zetorit një gomar të ngordhur. Ai është duke e tërhequr zvarrë derisa të gjejë një vend për ta hedhur.
Qytetari i cili ka dërguar videon shprehet se e ka tërhequr ashtu kafshën për një kohë të gjatë.
Është për të ardhur keq sesi kafshët trajtohen në Shqipëri, e aq më tepër që për asnjë rast nuk është marrë ndonjë masë nga autoritetet përkatëse.
Qytetari shkruan: