S’paska fund ‘shpirtligësia’ e Veliajt/ Publikohet videoja, policët e “Lali Erit” dhunojnë gruan që po shiste

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.05.2020, 19:26

Erion Veliaj vijon ta manifestojë "shpirtligësinë" e tij ndaj qytetarëve të thjeshtë, duke përdorur instrumentin e tij, Policinë Bashkiake.

Së fundmi, kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ka publikuar një video, ku denoncon dhunën e Policisë Bashkiake ndaj një gruaje.

Këlliçi shkruan në përshkrimin e videos se Veliaj nuk i do qytetarët e thjeshtë, që sfidojnë çdo ditë varfërinë, pasi i kujtojnë origjinën e tij.

Në video shfaqet një grua teksa qan pasi policët e "Lali Erit", të cilët nuk është hera e parë që janë protagonistë në episode të tilla dhune ndaj qytetarëve të thjeshtë, i sekuestrojnë një karrocë me të cilën po shiste për të siguruar bukën e gojës.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:

Verem Veliaj nuk i do qytetaret e thjeshte te Tiranes, qe sfidojne cdo dite varferine e tejskajshme qe ka pllakosur vendin dhe kryeqytetin. Ai nuk i do se i kujtojne origjinen e tij, nepermjet tyre ai kujton se nuk lindi mes oligarkesh, mes tenderash dhe aferash…

Prandaj kjo urrejtje per me te dobtit shfaqet ne cdo qelize te tij, ne cdo nepunes te tij qe i bindet qorrazi. Kjo dhimbje e ky poshterim per qytetaret e Tiranes duhet te marre fund nje ore e me pare. Kryetari i pavotuar i bashkise Tirane duhet larguar nje ore e me pare nga ai pozicion dhe mundesisht nga ky qytet!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit