“Vapë përvëluese”/ Flet meteorologia: Gjatë verës do kemi temperatura mbi 40 gradë në Shqipëri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.05.2020, 18:57

Teksa jemi në ditët e fundit të pranverës dhe pak ditë para verës, temperaturat në vend kanë pësuar rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit.

Meteorologia Adjola Bani, ka treguar se si do jenë temperaturat gjatë jave dhe në fillim të qershorit.

Sipas saj, kjo javë do të jetë më e freskët në krahasim me javën e kaluar dhe temperaturat do të arrijnë deri në 26-27 gradë.

Meteorologia theksoi se reshjet do vijojn të jenë prezente gjatë kësaj jave, kryesisht në zonat malore dhe ato të ulëta.

Ajo tha se java e dytë e qershorit do të jetë me temperatura mbi 30 gradë, ndërsa shtoi se na pret një verë përvëluese, me temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Për "Ora News", Bani u shpreh:

Kjo jave do jetë e freskët në krahësim me javën e parë, temperaturat do shkojnë deri në 26-27 gradë. Reshjet do vijojnë të mbeten prezente gjatë kësaj jave, sidomos në zonat malore dhe zonat e ulta. Në zonat bregdetare reshjet do jenë të pakta. Fillimi i qershorit do nise me prezencen e vranësirave, kryesisht në mesditë dhe më shumë do jenë të fokusuara në vendet malore. Zonat bregdetare, qëndra e territorit dhe jugu do karakterizohen nga moti i kthjellët. Vlera termike do kenë një rritje gradualet, ku javën e parë do arrijnë 28-29 gradë. Javën e dytë do kemi rritje të temperaturave në mbi 30 gradë. Temperaturat në kontinentin e Europës veriore do jetë njesoj si të 2019. Do kemi temperatura shumë të larta, jo vetëm në Shqipëri dhe Ballkan por edhe në Europën qëndrore. Edhe kjo verë do sjellë temperatura shumë të larta mbi 40 grade celcius. Do kemi masaj ajrore të shpeshta me origjinë nga Afrika.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit