Skandali i rradhës/ U kërkoi lekët, “gangsterat” e Lleshit ofendojnë lavazhierin që punon për bukën e gojës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.05.2020, 00:04

"Policia e Shtetit ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut."

Kështu thuhet në nenin dy të ligjit 108 për Policinë e Shtetit në Kushtetutë, ku parashikohet qartë që misioni i uniformave blu është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

Por a e zbatojnë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit këtë ligj, a e kanë kuptuar të gjithë misionin e tyre?

Duke llogaritur denoncime të panumërta të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, apo dhe në mediat e tjera në vend, mund të themi me plot gojën se ka punonjës policie, të cilët e shkelin me të dyja këmbët misionin e tyre, madje përpiqen që me "hijen" e uniformës së tyre të përfitojnë duke bërë "të fortin" e "gangsterin" me qytetarët e thjeshtë.

I tillë është edhe një rast i mbërritur këtë të martë në redaksinë tonë, ku punonjësi i një lavazhi ka denoncuar një tjetër skandal dhe gjest të turpshëm të Policisë së Lleshit.

24-vjeçari shprehet për JOQ Albania se një automjet i Policisë Rrugore mbërriti në lavazhin ku ai punon, për të larë makinën.

Punonjësi i lavazhit thotë se me të drejtë ai iu kërkoi paratë për larjen e makinës, por sipas tij policët e Lleshit iu kthyen keq, duke e ofenduar.

Ai shkruan:

Pershendetje jam djal 24 vjecar puna qe bej eshte lavazh dua tju tregoj per policin e shtetit qe jan te degjeneruar . Kjo makin erdhi tek lavazhi ku une punoj me than qe une ta laj por dhe une ne te drejte duke i kerkuar leket ato mu kthyen ne te keq duke me ofenduar . une nuk kam ndonje te ardhur shume te madhe une 8 milek ne dit paguhem me ato lek nuk di cte bej jam dhe i martuar me nje vajze ne shtepi me qera . Dua ta ndaj me ju kete gje se ndoshta Edvin Rama e shikon dhe mund te marre masa per kete gje sepse jam shtres e ulet .

I riu merr vetëm 8 mijë lekë të vjetra në ditë me atë punë, por duhet të durojë dhe "tangërllëkun" e policëve të Lleshit, të cilët pasi 's'lanë kriminel pa kapur e ua kthenë në ferr atdheun keqbërësve', tashmë u ka ngelur të tregojnë forcën me njerëzit hallexhinj, që punojnë për të siguruar mbijetesën.

Fytyra e Lleshit u tregua edhe njëherë tek këta policë, të cilët nuk përfaqësojnë aspak misionin real të Policisë së Shtetit, duke dëmtuar rëndë imazhin e një agjencie shtetërore, e cila duhet të garantojë rendin dhe qetësinë publike, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit