Mediat e huaja jehonë shembjes së Teatrit, “Le Figaro”: Një pjesë e kulturës shqiptare mori fund

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.05.2020, 17:55

Shembja e Teatrit Kombëtar në Shqipëri shënoi një nga ditët më të zeza të artit në veçanti dhe demokracisë në përgjithësi. Për këtë rrënim historik të bërë nga sekti i Rilindjes kanë shkruar pothuajse të gjithë mediat Europiane.

Pas shkrimit të "Le Monde" është prestigjozja tjetër "Le Figaro", e cila flet për zëmërimin qytetar pas shembjes së Teatrit.

Gazeta shkruan se kryeministri Edi Rama vendosi t’i jepte fund kësaj godine të kulturës të ndërtuar në vitin 1939, të cilin ai nuk e konsideron si pjesë e trashëgimisë së vendit.

Figaro në shkrimin e saj thekson se çdo teatër që vdes është si një bibliotekë që digjet. Mediat e huaja i kanë dhënë jehonë këtij turpi të firmosur nga një numër qeveritarësh në vend, por përsëri zëri i tyre duhet të jetë më i lartë që nënshtrimit të këtij populli t'i vijë fundi.

Shkrimi i plotë nga Figaro:

Çdo teatër që vdes është si një bibliotekë që digjet, mund të thotë dikush. Të Dielën, në Tiranë, Shqipëri, është një pjesë e kulturës shqiptare që mori fund. Pavarësisht protestave të shumta dhe një opozitë të fortë, kryeministri shqiptar Edi Rama, vendosi ta shembë Teatrin Kombëtar të Tiranës.

Forca te shumta policore u shfaqen para agimit, dhe mbprapsi anetaret e Aleances per Mbrojtjen e Teatrit, me ndihmen e pepper spray. Atehere eskavatoret nisen te shembnin fasen e saj qe mbante fjalet “Teatri Kombetar”.

Fati i ndërtesës së ndërtuar në vitin 1939 dhe të transformuar në teatër kombëtar në vitin 1945, ka ndarë shoqërinë duke provokuar zemërim duke qenë se Rama zgjodhi të vepronte gjatë ndaliqarkullimit të koronavirusit.

Përplasje dhe arrestime

“Nuk bëhet më fjalë vetëm për shembjen e teatrit por për rënien e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë”, deklaroi një anëtar i paidentifikuar i aleancës në një video në Facebook. Rama, qeveria e të cilit thotë që teatri kishte degraduar dhe kishte nevojë për modernizim, i ka qëndruar idesë së tij që ai po shtyn drejt progresit, pasi ka ndërtuar një stadium të ri futbolli dhe një treg. “Këta janë të njëjtit njerëz që ngrihen kundër gjithë projekteve në Tiranë. Ata nuk e duan zhvillimin, por ata nuk munden ta ndalin Tiranën”, deklaroi kryeministri në një postim në Facebook.

Protestuesit shtynin policinë që të bllokonte hyrjen në vendngjarje dhe lëshonin slogane si: Poshtë Diktatura! Kjo çoi në 37 arrestime. Një polic u çua në spital pasi ishte goditur nga protestuesit, ndërkohë që një dëshmitar pa sesi një protestues u plagos në kokë.

Mes personave të arrestuar bën pjesë Alfred Lela, analist mediash. Pasi u lirua ai deklaroi që policia kishte përdorur forcë të pajustifikuar dhe fyerje. Sipas një dëshmitari të agjencisë Reuters, policët goditën me këmbë protestuesit që hidhnin shishe uji. Nga ana e vet, policia deklaroi që akuzat për dhunë ishin të rreme.

Edi Rama vetëm përballë të gjithëve në këtë “shembje ilegale”

Kundërshtarët kryesorë të ndërtimit të një teatri të ri, pohuan që punimet i ishin dhënë direkt njërit prej partnerëve të privilegjuar të qeverisë, pa qenë pjesë e një thirrjeje për tender. Ndërtimi i disa kullave është i përfshirë në marrëveshje. Qeveria socialiste e tërhoqi këtë plan në muajin shkurt. Protestuesit thanë që me ligj duhen gjashtë muaj për të miratuar një ligj të ri, dhe se qeveria nuk i ka siguruar lejet për të vijuar me shembjen.

Javën e shkuar, Mariya Gabriel, Komisioniere e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, kërkoi që të zhvilloheshin diskutime shtesë para se të merrej një vendim për teatrin.

Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike në opozitë, tha që shembja “ishte ilegale” dhe se ajo gjithashtu “shembi bazat e shoqërisë”. Presidenti Ilir Meta, i cili luan kryesisht rol ceremonial në qeverisje, u ankua në Gjykatë Kushtetuese për këtë shembje, të cilën ai e përshkroi si “krim ligjor, moral dhe kushtetues”. Gjykata ende nuk ka marrë vendim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit