Premier League angleze ende nuk ka një datë zyrtare për rifillimin e kampionatit, ndërsa është duke zhvilluar masivisht teste te lojtarët.
Megjithatë, një deklaratë e pazakontë ka ardhur nga mbrojtësi i Wotfordit, Kristian Kabasele.
Ai i është përgjigjur me ironi një tifozi të Shefilld Junajtidit, i cili e akuzoi se ai dhe shokët e tij po përpiqen të shmangin rinisjen e kampionatit, sepse kanë frikë nga rënia.
Ai shkroi:
Kujtojmë që te Watfordi 6 lojtarë nuk janë në dispozicion të trajnerit pasi një lojtar rezultoi pozitiv, ndërsa dy të tjerë janë në vetizolim, ndërkohë që tre lojtarë të tjerë, përfshirë kapitenin Troi Dinej, refuzojnë të stërviten.