Portieri i Bournemouth, Aaron Ramsdale është bërë futbollisti i dytë i Premier Leagues që rezulton pozitiv ndaj koronavirusit.
Lajmin e konfirmoi vetë klubi anglez duke njoftuar një prej lojtarëve të tyre kishte kishte rezultuar pozitiv.
Fillimisht, ishte Adrian Mariappa i Watford një nga ata që doli pozitiv në fillim të javës së kaluar, ndërsa tani gardiani i Bournemouthit ka ndjekur rrugën e njëjtë.
Portieri i Anglisë U-21 është asimptomatik dhe beson se ai mund të ketë marrë virusin në supermarket, pasi nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë.
Tani ai po kalon një periudhë shtatë-ditore të izolimit në përputhje me udhëzimet zyrtare.