“Thomas Strakosha dhe lojtari i Milanit janë infektuar me koronavirus”

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26.05.2020, 10:13

Një deklaratë e fortë vjen nga Italia në lidhje me portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Është ish-lojtarii njohur, Masimo Brambati, që ka tërhequr jo pak vëmendje me fjalët e tij duke thënë se Strakosha ka rezultuar pozitiv nda koronavirusit.

Pak ditë më parë raportua se Strakosha kishte pësuar një dëmtim në stërvitje me Lazion, por Brambati thotë se kjo ka qenë një mashtrim, duke shtuar se lojtari bëri tamponin dhe ishte pozitiv. Gjithashtu ai shtoi se i infektuar ka rezultuar edhe Kessie i Milanit.

Brambati u shpreh:

Janë dy lojtarë që kanë dalë pozitiv me COVID-19, një i Milanit dhe një i Lazios. Nga të kaltrit pozitiv ka rezultuar portieri Strakosha, për të cilin thonë se ka një dëmtim në këmbë, por nuk është e vërtetë. Ai bëri tampon dhe rezultoi pozitiv. Unë nuk e di për Ibrën, por te Milani pozitiv ka rezultuar edhe Kessie. Meqenëse ai udhëtoi nga Afrika së bashku me Gervinhon, u karantinua edhe ky i fundit.

Nuk dihet ende sa të vërteta janë fjalët e tij pasi ende nuk ka njoftim zyrtar nga klubet e Lazios dhe Milanit, por gjithsesi tani dyshimet janë të mëdha dhe paniku është shtuar për futbollistin shqiptar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit